top of page
Personal Trainer

STRONGER. BETTER. CONFIDENT.

Programim i personalizuar + udhëzime për ushqyerjen dhe raportime  javore.

Rreth Eurola Fitness

BUILD STRENGTH. MOVE WELL. PERFORM.

Me Eurola Fitness, plani juaj fillon me një vlerësim të shpejtë për të hartuar qëllimet, stilin e jetës dhe shmangien e një jete sedentare. Së bashku ndërtojmë një program të mirëmenduar duke e përshtatur me ju. Me kombinimin perfekt të teknikës, forcës dhe lëvizshmërisë, çdo seancë ju çon drejt një trupi të fortë, elastik dhe pa dhimbje. Çdo fazë gjurmohet në mënyrë që të shihni progres të vërtetë, javë pas jave në vend të stërvitjeve të rastësishme.

Stërvituni individualisht ose në grupe të vogla, në palestër ose online. Do të merrni seanca të personalizuara, objektiva të thjeshta ushqyese, reagime video mbi formën dhe kontrolle javore të llogaridhënies. Pavarësisht nëse qëllimi juaj është eleminimi i yndyrës, shtimi i muskujve apo energjia gjatë gjithë ditës, ju do trajnoheni hap pas hapi për rezultate që zgjasin.

PROGRAMET E STËRVITJES 

Plane 1-me-1 dhe online për forcë, tonifikim, humbje peshe dhe fleksibilitet.

Forcë & Tonifikim

Forcë & Tonifikim

Programe progresive për muskuj të fortë dhe formë atletike.

Ushqyerje & Përgjegjshmëri

Ushqyerje & Përgjegjshmëri

Udhëzim i thjeshtë ushqimor + matje mujore të progresit.

Mobilitet & Balancë

Mobilitet & Balancë

Shtrirje dinamike, stabilitet dhe lëvizje pa dhimbje.

Core & Posturë

Core & Posturë

Forcim i trungut, mbrojtje e shpinës dhe përmirësim i qëndrimit.

Kondicion & HIIT

Kondicion & HIIT

Intervale me TRX/pesha për djegie kalorish dhe qëndrueshmëri pa lëndime.

See Who Works With Me

Klea's Permanent
Angels Fitness Gym
FLOYA
Klea's Permanent
Stylisphere
Luxe Beauty Studio
Qendrueshmeri
“Që kur nisa palestrën me ty, kam parë ndryshime jo vetëm në trupin tim por edhe në energjinë dhe motivimin e përditshëm. Ke një mënyrë unike për të dhënë forcë dhe për të të bërë të ndihesh mirë me veten. Rezultatet fizike janë të dukshme, por më e rëndësishmja është që më ke mësuar ta shijoj procesin.”

E. Xhihani- Kliente

“Ka shumë durim me mua, edhe pse lodhem shpejt. Më motivon me "dhunë " dhe me dashuri në të  njejtën kohë. Falë saj, stërvitja është lodhje… por me buzëqeshje”

Anisa - Kliente

"Kam rreth 6 muaj qe stervitem me Olen!
Ndryshimet ne trupin tim kane qene te dukshme qe ne muajin e dyte!
Kjo vajze me ka ndryshuar perceptimin si te kujdesem per trupin tim. Stervitja me Olen eshte argetuese dhe efektive !Gym is never boring with her"

Klea’s Permanent- Kliente/Partnere

“Eurola shtë një personal trainer profesioniste, e përkushtuar  dhe me pasion per punën që bën. Ajo shquhet për aftesinë për të motivuar klientet, për të ndërtuar programe të strukturuara dhe për të krijuar një atmosferë pozitive. Gjithashtu është një kolege shumë bashkëpunuese, mbështetëse dhe gjithmonë e gatshme të ndaje eksperiencen e saj..”

Aron D. - Koleg

“Ola, how many thanks should i give you, for making me believe that being confident with your body it's that hard, that goals can be reached with a little persistence and feith. Daaaamn you changed my life. Thank YOU Eurola. Je nona!”

A.Gjoni- Kliente

Histori Suksesi

Rezistence

Kontakt

bottom of page